Skip to main content

Instituti Bioinvest

8 ORË
PROGRAMI 01 — NIVELI BAZË

Ndërgjegjësimi për Azbestin

Pika e parë e njohjes me azbestin: identifikimi i materialeve që mund ta përmbajnë, rreziqet e ekspozimit dhe masat parandaluese për të shmangur kontaktin me fibrat e azbestit.

KOHËZGJATJA
8 orë
NIVELI
Bazë — ndërgjegjësim
FORMATI
Teori dhe njohuri praktike
CERTIFIKIMI
Asbestos Awareness
PËRSHKRIMI

Njohja e parë me azbestin dhe rreziqet e tij

Programi ofron njohuritë bazë për identifikimin e materialeve që mund ta përmbajnë azbest, rreziqet e ekspozimit dhe masat parandaluese për të shmangur kontaktin me fibrat e azbestit.

Programi është i përshtatshëm për çdo profesionist që gjatë punës mund të hasë materiale me përmbajtje azbesti, pa kryer ndërhyrje të drejtpërdrejta mbi to.

Kujt i dedikohet?

Punëtorëve të ndërtimit dhe mirëmbajtjes

Elektricistëve dhe hidraulikëve

Punonjësve të komunave dhe ndërmarrjeve publike

Administratorëve të objekteve

Çdo personi që gjatë punës mund të hasë materiale me përmbajtje azbesti

REZULTATET E TË NXËNIT

Pas përfundimit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

01

Shpjegojnë vetitë dhe përdorimet e azbestit

02

Identifikojnë materialet që mund të përmbajnë azbest

03

Kuptojnë rreziqet shëndetësore nga ekspozimi

04

Zbatojnë masat parandaluese

05

Veprojnë në mënyrë të sigurt kur dyshohet për praninë e azbestit

Keni pyetje për përmbajtjen e programit?

PROGRAMI

Përmbajtja mësimore

Gjashtë module të zhvilluara mbi bazën e praktikave më të mira ndërkombëtare dhe legjislacionit në fuqi.

01
Hyrje në azbest dhe historiku i përdorimit
02
Llojet e azbestit dhe vetitë e tij
03
Efektet në shëndet
04
Legjislacioni dhe rregullativa ligjore
05
Identifikimi i materialeve me përmbajtje azbesti
06
Masat parandaluese dhe procedurat e sigurisë
CERTIFIKIMI

Certifikatë për Trajnimin Bazë për Ndërgjegjësim mbi Azbestin (Asbestos Awareness)

Lëshohet pas përfundimit me sukses të trajnimit.

PROGRAME TË TJERA
16 ORË

Trajtimi i Azbestit dhe Materialeve me Përmbajtje Azbesti

HAP PROGRAMIN →
24 ORË

Mbikëqyrja dhe Menaxhimi i Punimeve me Azbest

HAP PROGRAMIN →
40 ORË

Punëtor për Trajtimin e Azbestit dhe Materialeve me Përmbajtje Azbesti

HAP PROGRAMIN →