Skip to main content

Instituti Bioinvest

KARAKTERIZIMI I MBETJEVE URBANE


Të dhëna të sakta për një menaxhim më efikas të mbeturinave urbane

Instituti Bioinvest ofron shërbime profesionale për karakterizimin e mbetjeve urbane, duke mundësuar përcaktimin e përbërjes, karakteristikave dhe potencialit të mbetjeve që gjenerohen dhe depozitohen.
Karakterizimi i mbetjeve është një proces i rëndësishëm për të kuptuar se çfarë përmbajnë mbetjet, në çfarë sasie dhe cilat janë mundësitë për trajtimin, riciklimin dhe valorizimin e tyre.

Çfarë realizon Bioinvest?
Bioinvest zhvillon një proces të strukturuar të karakterizimit, i cili përfshin:
Kampionimin e mbetjeve
Përzgjedhjen dhe marrjen e mostrave përfaqësuese nga rrjedhat e mbetjeve.

Ndarjen dhe klasifikimin
Ndarjen e mbetjeve sipas kategorive dhe fraksioneve të përcaktuara.

  1. Peshimin e fraksioneve – Përcaktimin e masës dhe përqindjes së secilit fraksion në mostrën e analizuar.
  2. Përcaktimin e lagështisë – Vlerësimin e përmbajtjes së ujit dhe lëndës së thatë në fraksionet përkatëse.
  3. Analizat fiziko-kimike – Sipas kërkesave të projektit, realizohen analiza të parametrave të përzgjedhur për vlerësimin e karakteristikave të mbetjeve.
  4. Vlerësimin e potencialit energjetik – Përcaktimin e vlerës kalorike të fraksioneve të përshtatshme për vlerësimin e mundësisë së rikuperimit të energjisë.
  5. Analizën e fraksionit të imët – Përcaktimin e sasisë dhe karakteristikave të materialit të imët të pranishëm në mbetje.
  6. Përpunimin statistikor të të dhënave – Analizën e rezultateve dhe përcaktimin e përbërjes së përgjithshme të rrjedhës së mbetjeve.

Fraksionet që karakterizohen
Në varësi të objektivit të studimit, mbetjet mund të ndahen në:
Mbetje organike
Letër dhe karton
Plastikë
Qelq
Metale
Tekstile
Dru
Goma
Mbetje sanitare
Materiale inerte/minerale
Mbetje elektrike dhe elektronike
Fraksion i imët
Fraksione të tjera të identifikuara gjatë kampionimit

BIOINVEST
Karakterizojmë mbetjet. Analizojmë të dhënat. Mbështesim vendimmarrj